Rusia po riparon shpejt urën e dëmtuar drejt Krimesë

Moska po punon me shpejtësi për ta riparuar urën që lidh Rusinë me Gadishullin e Krimesë, të cilin ajo ia ka zaptuar Ukrainës në vitin 2014. Dëmi pas një shpërthimi në urën tejet të mbrojtur e ka zemëruar Kremlinin. Zyrtarët ukrainas nuk kanë thënë se kush e ka shkaktuar atë.


Një seksion i ri i Urës së Krimesë duke u vendosur më 8 nëntor. Një muaj më parë, një shpërthim që besohet të ketë ndodhur nga një kamion i mbushur me eksplozivë shkaktoi dëme të mëdha ndaj seksioneve të urës për qarkullim të automjeteve dhe të trenave.
1Një seksion i ri i Urës së Krimesë duke u vendosur më 8 nëntor.

Një muaj më parë, një shpërthim që besohet të ketë ndodhur nga një kamion i mbushur me eksplozivë shkaktoi dëme të mëdha ndaj seksioneve të urës për qarkullim të automjeteve dhe të trenave.
Ura për qarkullimin e automjeteve dhe trenave u dëmtua nga një shpërthim i fuqishëm më 8 tetor. Autoritetet ukrainase përshëndetën sulmin, por nuk kanë marrë publikisht përgjegjësinë për të. Rusia ndërtoi urën drejt Gadishullit të Krimesë, të cilin ia zaptoi Ukrainës në vitin 2014. Presidenti Vladimir Putin e hapi vetë atë me pompozitet, duke vozitur një kamion nëpër të, më 2018.
2Ura për qarkullimin e automjeteve dhe trenave u dëmtua nga një shpërthim i fuqishëm më 8 tetor. Autoritetet ukrainase përshëndetën sulmin, por nuk kanë marrë publikisht përgjegjësinë për të.

Rusia ndërtoi urën drejt Gadishullit të Krimesë, të cilin ia zaptoi Ukrainës në vitin 2014. Presidenti Vladimir Putin e hapi vetë atë me pompozitet, duke vozitur një kamion nëpër të, më 2018.
Pas shpërthimit në mëngjesin e hershëm të 8 tetorit, trafiku u pezullua përkohësisht, por në mbrëmje autobusët dhe automjetet u lejuan të udhëtonin në drejtime të ndryshme nëpër udhët e padëmtuara, përderisa automjetet më të mëdha të transportit udhëtuan me traget.
3Pas shpërthimit në mëngjesin e hershëm të 8 tetorit, trafiku u pezullua përkohësisht, por në mbrëmje autobusët dhe automjetet u lejuan të udhëtonin në drejtime të ndryshme nëpër udhët e padëmtuara, përderisa automjetet më të mëdha të transportit udhëtuan me traget.
Moska pohon se shpërthimi, i cili i mori jetën tre personave, u orkestrua nga shërbimet speciale të Ukrainës. Rusia kreu sulme ajrore mbi Ukrainë më 10 tetor, për, siç u raportua, hakmarrje. Të paktën 19 persona u vranë në disa qytete.
4Moska pohon se shpërthimi, i cili i mori jetën tre personave, u orkestrua nga shërbimet speciale të Ukrainës.

Rusia kreu sulme ajrore mbi Ukrainë më 10 tetor, për, siç u raportua, hakmarrje. Të paktën 19 persona u vranë në disa qytete.
Ura konsiderohet jetike për furnizimin e Krimesë, ku porti i Sevastopolit i shërben Rusisë si shtab për Flotën e Detit të Zi.
5Ura konsiderohet jetike për furnizimin e Krimesë, ku porti i Sevastopolit i shërben Rusisë si shtab për Flotën e Detit të Zi.
Zyrtarët rusë thanë se do të duhen shtatë orë për transportimin e një seksioni të urës nga vendi i ndërtimit deri te ura, dhe se do të angazhohen më shumë se 500 persona.
6Zyrtarët rusë thanë se do të duhen shtatë orë për transportimin e një seksioni të urës nga vendi i ndërtimit deri te ura, dhe se do të angazhohen më shumë se 500 persona.
Seksioni i ri gjatë transportimit, më 7 nëntor.
7Seksioni i ri gjatë transportimit, më 7 nëntor.
Pjesa e parë e përfunduar e Urës së Krimesë duke u dërguar për t’u vendosur. Sipas Rusisë, mbi 50 makineri do të përfshihen në dërgimin e seksionit te ura.
8Pjesa e parë e përfunduar e Urës së Krimesë duke u dërguar për t’u vendosur. Sipas Rusisë, mbi 50 makineri do të përfshihen në dërgimin e seksionit te ura.
Punëtorët duke kryer riparime në pjesët e dëmtuara të seksionit për qarkullimin e automjeteve në Urën e Krimesë.
9Punëtorët duke kryer riparime në pjesët e dëmtuara të seksionit për qarkullimin e automjeteve në Urën e Krimesë.
Ura prej 19 kilometrash mbi ngushticën e Kerçit besohet të ketë kushtuar 3.6 miliardë dollarë dhe u ndërtua nga një firmë në pronësi të Arkady Rotenbergut, një mik i fëmijërisë i Putinit dhe një prej oligarkëve më të pasur të Rusisë.
10Ura prej 19 kilometrash mbi ngushticën e Kerçit besohet të ketë kushtuar 3.6 miliardë dollarë dhe u ndërtua nga një firmë në pronësi të Arkady Rotenbergut, një mik i fëmijërisë i Putinit dhe një prej oligarkëve më të pasur të Rusisë.
Ilustrime të shpërthimit në urë janë përdorur për të grumbulluar para për nevojat e Ukrainës në luftë. Së voni u lëshua një pullë e re postare që i referohet shpërthimit.
11Ilustrime të shpërthimit në urë janë përdorur për të grumbulluar para për nevojat e Ukrainës në luftë. Së voni u lëshua një pullë e re postare që i referohet shpërthimit.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP