Rusia i kundërpërgjigjet me këtë veprim sanksioneve të Britanisë së Madhe

Rusia ka ndaluar të gjithë avionët e lidhur me Mbretërinë e Bashkuar nga hapësira e saj ajrore.

Ky vendim vjen pasi Mbretëria e Bashkuar ndaloi aeroplanin kryesor rus Aeroflot të zbriste në Britani, në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.

“U fut një kufizim në përdorimin e hapësirës ajrore ruse për fluturimet e avionëve në pronësi, me qira ose operuar nga një organizatë, e lidhur ose e regjistruar në MB”, tha autoriteti rus i aviacionit.

Ai e përshkroi vendimin si një përgjigje ndaj “vendimeve jomiqësore të autoriteteve të aviacionit në Mbretërinë e Bashkuar”.

Go to TOP