Lideri pro-rus pranoi se Rusia po e humb kontrollin mbi qytetin e rëndësishëm ukrainas Lyman

Udhëheqësi i administratës separatiste të mbështetur nga Rusia në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, Denis Pushilin, tha se bastioni rus i Lymanit në veri të rajonit është “gjysmë i rrethuar” nga ushtria ukrainase dhe se lajmet nga fronti janë “alarmante”.

Në një mesazh të publikuar në Telegram, Pushilin tha se fshatrat Jampil dhe Drobisheve pranë Lyman “nuk janë më plotësisht nën kontrollin tonë”, raporton theguardian.

E ashtuquajtura “Milicia Popullore e Republikës Popullore të Donjeckut (DPR)” njoftoi mëngjesin e sotëm se ushtarët e parë rusë nga mobilizimi i pjesshëm kishin arritur në Donetsk.

Rusia, Siria dhe Koreja e Veriut janë të vetmet anëtarë të OKB-së që e njohin DPR-në si një qeveri legjitime.

Rusia pritet të njoftojë më vonë gjatë ditës së sotme aneksimin e Donetskut, një territor që ajo nuk e kontrollon plotësisht, në Federatën Ruse, si dhe tre rajone të tjera të Ukrainës – Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Ndryshe, vendet perëndimore tashmë klane treguar qëndrimin e tyre se nuk do të pranojnë aneksimin e territoreve ukrainase. 

Go to TOP