Rukiqi i LDK-së: Rryma u shtrenjtua për të paguar importet e ndërmjetësuara nga Martin Berishaj

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pas vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e faturave të rrymës për rreth 15 për qind.

Përmes një reagimi në Facebook, Rukiqi tha se ky shtrenjtim është bërë për ta paguar importin e ndërmjetësuar nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Edhe 15% me pak ne xhepat tonë, për të paguar mes tjerash, edhe importet e energjisë të ndërmjetësuara nga Martin Berishaj”, ka shkruar Rukiqi.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) në Kosovë ka bërë të ditur se tarifat e reja për energji elektrike pritet të jenë më të larta nga 1 prilli për rreth 15 për qind.

Bordi i ZRrE-së, në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka miratuar tarifat e reja për KESCO-n, në të cilën është vendosur që të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin 2023 të jenë rreth 400 milionë euro.

Ndërsa, ZRrE në mbledhjen e sotme nuk ka aprovuar edhe kërkesën e KEK-ut që të rritet çmimi i megavatit të energjisë që kjo korporatë ia shet KEDS-it dhe KOSTT-it nga 29.5 në 32.5 euro.

Go to TOP