RTK-së i ndahen 2.2 milionë euro për tre muajt e ardhshëm

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, me gjashtë vota për, ka votuar kërkesën për ndarjen e mjeteve buxhetore për periudhën tetor-dhjetor 2023 për Radio Televizionin e Kosovës.

Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja, tha se shuma e ndarë për RTK-në për këtë periudhë është 2 milionë e 240 mijë euro.

Ai shtoi se diskutimet për këtë pikë kanë përfunduar dhe obligohet drejtori i përgjithshëm i thesarit në Ministrinë e Financave që ta bëjë ndarjen e këtyre mjeteve buxhetore për RTK-në.

Pika 5 dhe 6 e rendit të ditës që ka paraparë raportimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati lidhur me kompensimin e dëmeve nga vërshimet si dhe raportimi i përfaqësuesve të Agjencisë së Statistikave lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë janë shtyrë për të premten me kërkesë të deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti dhe në pajtim edhe me ministrin Murati. 

Go to TOP