Rusia ia bën bllok edhe Twitter e YouTube

Pas lajmeve që Rusia ka ndaluar përdorimin e Facebook-ut, raportime të tilla vijnë edhe për YouTube dhe Twitter.

Agjencia e lajmeve Tass thotë se Shërbimi për Mbikëqyrjen në sferën e Telekomit, të Informacionit dhe Komunikimeve Masive ka thënë se Rusia ka kufizuar qasjen në rrjetin social Twitter.

Kompania mëmë e Facebook, Meta, ka thënë se Instagram dhe WhatsApp, të cilat i zotëron gjithashtu janë ende duke punuar.

YouTube, Twitter dhe Facebook janë ndër platformat më të njohura të mediave sociale në Rusi, me dhjetëra mijëra përdorues në të gjithë vendin.

Go to TOP