Rrumbullaku flet për zhdukjen e Ervis Martinajt: Po mbledhim prova

Policia ende nuk ka bërë një deklaratë për të hedhur dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj i zhdukur prej 40 ditësh.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i pyetur sot nga mediet ka deklaruar se për zhdukjen e Martinajt policia është duke punuar dhe se do të flasë me fakte e prova.

“Strukturat kundër kriminalitetit janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim me fakte dhe prova”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se Policia e Shtetit nuk mund të flasë pa pasur prova.

Ervis Martinaj, i njohur si ‘mbreti’ i lojërave të fatit, është zhdukur prej 40 ditësh.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt policia do japë përgjigje për fatin e Martinajt kurse  kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se kreu i qeverisë e di se ccfarë ka ndodhur me “mbretin” e lojërave të fatit”.

Go to TOP