Rruga “Gërmia” në Prishtinë mbyllet përkohësisht këtë fundjavë për aktivitete humanitare

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se rruga “Gërmia” – Dr. “Shpëtim Robaj” do të jetë e mbyllur përkohësisht gjatë fundjavës, më 3 dhe 4 maj 2025.

Mbyllja e rrugës bëhet për të mundësuar organizimin e dy aktiviteteve me karakter humanitar: “Për ata që nuk munden” dhe “Wings for Life”, që synojnë të mbledhin fonde dhe të rrisin vetëdijen për personat me aftësi të kufizuara.

Komuna falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre për këto iniciativa që promovojnë solidaritetin dhe përfshirjen shoqërore. /Kosova.info/


Go to TOP