Aksidenti me fatalitet në rrugën Prishtinë-Pejë, detaje të reja

Policia ka dhënë detaje të reja pasi të shtunën ndodhi një aksident trafiku me fatalitet në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli, rreth orës 11:15.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në mes të një automjetit me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësori mashkull kosovar.
Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë në SHSKUK.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, tha Policia.

Go to TOP