“Rritja” e pagave
Shkruan: Rinor ZYRAPI
Një shtet i ri demokratik duhet të funksionoj në bazë të administrimit të mirëfilltë, nga njerëzit që punojnë për të dhe e mbajnë gjallë një shtet duke punuar me mundin më të madh të tyre duke i mbajtur në funksion të gjitha fushat që e përbëjnë një shtet siç janë shërbyesit civilë të të gjithë sektorëve.
Ata duhet të respektohen për mundin që bëjnë çdo ditë që shteti i ri të renditet në mesin e shteteve më demokratike në Evropë dhe për këtë duhet që qeveria e Kosovës t’i bëjë të ndihen të dinjitetshëm në shtetin e tyre për të cilin veprojnë e punojnë çdo ditë e po ashtu kujdesen për mbarëvajtje të punëve më shumë se sa për familjet e tyre.
Si bëhet kjo?!
Bëhet duke i respektuar e duke i falënderuar në mënyrat më të mira, duke mos i fyer me “rritje” pagash që sot kryeministri Kurti doli para tyre duke i ofenduar në formën më të rënd sepse jemi në kohë fushate dhe kjo i bie një mashtrim i llojit te vet, duke i ofenduar e duke i mashtruar në kohë elektorale ku për 4 vite radhazi nuk ka lëvizur asgjë për t’ia ruajtur dinjitetin e tyre por përkundrazi duke i nënçmuar vazhdimisht me lëmoshë prej 100 eurosh të kohë pandemie. Kjo marrë parasysh inflacionin ekonomik të egër që po ndodh në Kosovë dhe gjetiu.
Një pagë sa paguhet në Kosovë për shërbyesit civilë është nën standardin e çdo demokracie sepse thënë troç: ‘rroga në Kosovë si në Afrikë, e çmimet si në Zvicër’ andaj është fyese dhe e turpshme të manipulohen njerëzit më meritorë të funksionimit të shtetit.
Me trendin e inflacionit të vazhdueshëm dhe kushteve ekonomike të familjet e shtetit të Kosovës, po rrezikojmë që kuadrot t’i humbim e sidomos ata deficitarë të cilët çdo ditë e më shumë po e lëshojnë vendin e punës në sektorin publik e po ashtu duke u larguar nga Kosova për një jetë më të mirë në shtetet perëndimore.
“Rritja” e pagave për punëtorët në sektorin publik është blerje votash për zgjedhjet që do të mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm.
Pretendimi i kryeministrit Kurti se ka rritur pagat është fyese dhe se ato janë duke u përdorur si një fushatë politike e populiste për shërbyesit civilë të Kosovës, për ata që me të vërtetë e mbajnë gjallë shtetin.
Edhe diçka për fund!
Pagat në sektorin publik ekzekutohen në ditën e fundit të muajit, kështu që mashtrimi i kryeministrit Kurti është ofendues sepse vetëm 9 ditë para zgjedhjeve zyrtarët shtetërorë do t’i marrin pagat, që i bie thirrje direkte nga pushteti për t’i votuar!