Rritja e lëvizjes së KFOR-it në Lindje
Komuna e Istogut njoftoi se në ditët në vijim do të ketë lëvizje të shtuar të trupave dhe veturave të KFOR-it për shkak të pritjes dhe dorëzimit të kontingjenteve.
“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se në ditët në vijim do të ketë lëvizje të shtuar të trupave dhe veturave të KFOR-it në territorin e komunës së Istogut, për shkak të procedurave të zakonshme për pranimin dhe dorëzimin e kontingjenteve”, kanë thënë nga kjo komunë në Facebook. /Kosova.info/