Rritet norma tatimore në pronë për gati 100%, reagojnë qytetarët
Komuna e Prishtinës është raportuar se ka rritur tatimin në pronë.
Dhjetra qytetarë kanë reaguar në rrjetet sociale duke e quajtur si absurde.
“Qytetarët e Prishtinës po raportojnë 75% – 100% ngritje të tatimit në pronë. Çfarë po ndodhë Komuna e Prishtinës”, thuhet në reagimin e ‘Vrojtuesit e Lagjes’.
“Jo 70%, 5 vitet e fundit kam pagu 119 euro. Në e-Kosova këtë vitë kam 264 euro!!! Lehtë të llogaritet. Tash komuna nga ky vitë vlerëson 1300 euro m2, e kam ndërmend me iu ba ofertë për 1000 euro m2 po ja shes komunës. Kaos në trafik, lojë me tru të qytetarve, vjedhje masive në këtë krizë, personalisht kam pagu me rregull por këtë vit skan me pa pagesë komuna. Me qenë qytetar të organizuar nuk luajn me ne kështu”, ka thënë qytetari Luan Reka.
