Xhaka shpallet futbollisti i vitit në Zvicër

Xhaka mbizotëroi në zgjedhje ndaj fituesit të vitit të kaluar Yann Sommer (Bayern Munich) dhe Manuel Akanji (Manchester City).

Në kuadër të Natës së Futbollit të Zvicrës, e cila organizohet nga Shoqata Zvicerane e Futbollit dhe Liga Zviceriane e Futbollit, në Bernë u nderuan lojtarët më të mirë të vitit 2022, transmeton albinfo.ch. Trofeu “Iconic” u nda për gjashtë kategori.

Lojtari i Vitit në Zvicër: Granit Xhaka

30-vjeçari shqiptar është kapiten dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm në kombëtaren e Zvicrës. Në fund të marsit, në ndeshjen kundër Kosovës, ai ishte vetëm zvicerani i gjashtë që arriti shifrën e 100 ndeshjeve të luajtura ndërkombëtare, shkruan srf.ch.

Xhaka është gjithashtu një nga lojtarët më të mirë të padiskutueshëm në Arsenal të Londrës. Ai aktualisht është në krye të tabelës së Premierligës me londinezët. Xhaka mbizotëroi në zgjedhje ndaj fituesit të vitit të kaluar Yann Sommer (Bayern Munich) dhe Manuel Akanji (Manchester City).

Ai me këtë rast ka falënderuar “të gjithë për të gjitha” që kanë bërë për të, për të gjithä ata “që më kanë besuar”. Falënderimet e tij shkojnë për trajnerin e Nati-t, për bashkëlojtarët, për familjen etj. Ai po ashtu ka thënë se falënderon edhe ata që “nuk i kanë besuar” për faktin se ata e kanë shtyrë për tu bërë edhe më i mirë.

Go to TOP