Rrihen mes vete dy zyrtarë të Gjykatës së Prishtinës, deklarohen nga Prokuroria

Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një rrahje në Pallatin e Drejtësisë mes dy zyrtarëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ajo tha se me urdhër të prokurores kujdestare, një person është ndaluar për 48 orë për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

“Rasti te cilit ju keni referuar mund t’ju njoftojme se sot, me urdher te prokurores kujdestare nga Departmenti i Pergjithshem, eshte ndaluar nje person ne kohezgjatje prej 48 oresh per vepren penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Personi i ndaluar dyshohet se ka kryer vepren penale ndaj punonjesit te Gjykates Themelore ne Prishtine”, tha Ulaj.

Go to TOP