Rreth 3 milionë euro janë dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Istog

Mbi tre milionë euro është vlera e dëmeve në komunën e Istogut, pas vërshimeve dhe përmbytjeve të fundit.

Kështu thonë zyrtarët e kësaj komune pas vlerësimeve gjatë punës në terren të kryer nga 8 komisione të formuara nga Shtabi Emergjent.

Ndërkaq që pasojat e përmbytjeve në shumë vendbanime të Istogut hasën kudo. Rreth 30 familje të fshatit Drejë të cilat fillimisht ishin vendosur në Spitalin e Istogut, akoma nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre, pasi vlerësojnë se aty çdo gjë është shkatërruar.

Banorët e dëmtuar por edhe zyrtarët komunalë të Istogut besojnë se Qeveria e Kosovës duhet të reagojë në afatin sa më të shkurtë në mënyrë që këto dëme të sanohen dhe të strehuarit të kthehen në shtëpitë e tyre.

Go to TOP