Rreth 2 mijë e 600 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi 60 aksidente
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, janë shqiptuar 2598 gjoba trafiku.
Nga policia bëhet e ditur edhe se, gjatë kësaj kohe janë raportuar të kenë ndodhur mbi 60 aksidente, përcjell Kosova.info.
Po ashtu njoftohet se, janë arrestuar 21 persona, ku 10 janë dërguar në mbajtje.

