Rrëmbehet një vajzë e mitur në Drenas

Një vajzë e mitur është rrëmbyer në Drenas.

Vajza e mitur, shtetase kosovare kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.

Policia e Kosovës njofton se përmes videove është parë që vajza kishte hipur në një veturë me targa të panjohura, teksa rasti është nën hetime.

“Drenas 04.08.2025-16:00 Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se vajza e tij e mitur femër kosovare kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Sipas ankuesit gjatë kontrollit se video incizimeve vërehet se viktima kishte hip në një veturë me targa të panjohura. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


Go to TOP