Rrebeshe kalimtare shiu sot, gjatë ditës kthehen intervalet me diell

Një sistem frontal që kalon mbi vend orëve të para të ditës ka sjellë reshje lokale shiu, kryesisht në perëndim dhe veri të vendit. Vrënsirat do të fillojnë të shpërndahen gjatë ditës, me intervale diellore, ndërsa temperaturat do të variojnë nga 8°C deri në 22°C. Prishtina Weather njofton se do të fryjë një erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi me shpejtësi 4-10 m/s.

E enjtja do të sjellë një periudhë më stabile, kryesisht me diell dhe temperatura që arrijnë 23°C deri 24°C. Në orët e mëngjesit do të ketë kushte për mjegull në ultësira.

Ndërkohë, e premtja do të shënojë shtim të vrënsirave, duke sjellë reshje shiu pasdite dhe mbrëmje, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë mëngjesit të së shtunës. Pasdite priten intervale me diell, ndërsa temperaturat maksimale do të zbresin në 17°C.

E diela parashikohet të jetë kryesisht me diell, me mjegull në orët e hershme të mëngjesit, dhe temperaturat minimale do të zbresin në 6°C.

Go to TOP