Rrahje në një familje në Gjakovë, arrestohen tri femra

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Gjakovë, ku me ç’rast policia ka arrestuar tri të dyshuara.

“Janë arrestuar tri të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat janë rrahur mes vete dhe kanë sulmuar edhe viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Go to TOP