Rrahje masive në Kllokot, dy policë lëndohen jashtë detyrës

Një përleshje masive ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal-kafe në fshatin Vërbovac të komunës së Kllokotit, pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave.

Sipas raportit policor, në incident janë përfshirë pesë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe dy viktima meshkuj kosovarë, të cilët janë zyrtarë policorë, por jashtë detyrës zyrtare në momentin e incidentit. Të dy viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve.

Në vendin e ngjarjes, policia ka arrestuar tre prej të dyshuarve, të cilët ishin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë larguar dhe janë ende në kërkim nga autoritetet.

Për rastin është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës dhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që pas intervistimit, tre të arrestuarit të lirohen në procedurë të rregullt.


Go to TOP