Rooney tregon se ëndërron t`i drejtojë United e Everton

Wayne Rooney, ish-sulmuesi i njohur i Manchester United dhe i Everton, ka treguar se endërron të drejtojë ndonjë nga këto dy klube në të ardhmen.

Rooney, i cili ishte në stolin e Birminghamit, u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta, por ai shpreson se do të rikthehet në Premier League.

“Qëllimi është të trajnoj në Premier League. Manchester United dhe Everton janë klubet e mia të ëndrrave, por do të jetë një proces i gjatë. Në dhjetë vitet e ardhshme shpresoj të kem mundësinë të zë një nga pozicionet më prestigjioze”, ka thënë Rooney.

Go to TOP