Rooney e thumbon përsëri Ronaldon: Çdo lojtar është xheloz për të, përveç Messit

Wayne Rooney është përgjigjur pasi Cristiano Ronaldo e etiketoi atë si xheloz, pas kritikave të tij ndaj sulmuesit aktual të Manchester United në fillim të kësaj jave.

Rooney u shfaq në programin e Sky Sports ‘Monday Night Football’ këtë javë dhe u pyet nëse rikthimi i Ronaldos në Old Trafford ka qenë një sukses deri më tani.

Anglezi e lavdëroi paraqitjen individuale të ish-bashkëlojtarit të tij, por më vonë vazhdoi duke thënë se Unitedi duhet të synojë lojtarët më të rinj që do të ofrojnë më shumë se Ronaldo.

Ronaldo ishte i pakënaqur me këto komente dhe këtë e tregoi publikisht me anë të një komenti në postimin e Rooneyt në Instagram vetëm disa orë më vonë.

Ish-sulmuesi i Anglisë ka publikuar një foto të ulur pranë Jamie Carragher dhe prezantuesit David Jones, të cilën Ronaldo e ka komentuar duke shkruar: “Dy xhelozë”.

Megjithatë, trajneri i Derby County ka reaguar përsëri me ‘monedhën’ e njejte duke e lavdëruar dhe ‘kritikuar’ Ronaldonn, pasi në një konferencë për shtyp të enjten se është e pamundur të mos jesh xheloz për portugezin, përveç Lionel Messit.

“Ndoshta nuk ka asnjë futbollist në planet që të mos jetë xheloz për Cristianon”, ka thënë fillimisht Rooney.

“Karriera që ka pasur, trofetë që ka fituar, paratë që ka fituar… 6 kockat e barkut, trupi i tij”.

“Mendoj se çdo lojtar, ndoshta përveç Lionel Messit, është xheloz për Cristianon”, përfundoi anglezi.

Rooney dhe Ronaldo luajtën së bashku në Manchester United nga viti 2004 deri në vitin 2009, ku ata formuan një nga partneritetet më vdekjeprurëse të sulmeve në historinë e Ligës Premier.

Go to TOP