Ronaldo-Cruzeiro, ka mbaruar: “Fenomeni” shet aksionet

Më pak se tre vjet pasi mori përsipër Cruzeiron, klubi nga ai filloi, Ronaldo Nazario, po mendon të shesë aksionet e tij.

Dy herë fituesi i Topit të Artë (1997 dhe 2002) ka luftuar për muaj të tërë në jetën e tij të re si drejtues, pasi i është dashur të përballet me zemërimin e tifozëve të tij, të tërbuar nga përparimi i pakënaqshëm i klubit Paulista.

Siç raportohet nga ‘O Globo’ dhe ‘CNN Brasil’, legjenda braziliane është gati të shesë të paktën 90% të aksioneve të klubit sipërmarrësit Pedro Lourenço, pronar i një rrjeti supermarketesh në Belo Horizonte.

Negociatat kanë arritur tashmë një marrëveshje të shtunën, ndërsa njoftimi zyrtar i shitjes pritet për javën e ardhshme.

Go to TOP