Roma sfidon Como-n për Varane

AS Roma raportohet se po ‘kërcënon’ planet e Como-s për mbrojtësin e liruar të Manchester Unitedit, Raphael Varane.

Francezi aktualisht ndodhet në Itali, pasi ka vizituar selinë stërvitore të Como-s, skuadër kjo që tashmë është pjesë e Serie A.

‘Sky Italia’ të hënën raporton se trajneri i Como-s, Cesc Fabregas, po përpiqet të nënshkruajë me fituesin e Kupës së Botës me Francën.

Por, siç raportohet, Varane ka kërkuar dhjetë ditë kohë për të vlerësuar ofertë së bashku me familjen e tij.

Ndërkohë, tashmë në garë për ish-futbollistin e Real Madridit është futur edhe Roma, një tjetër skuadër e madhe italiane.

Ndryshe, 31-vjeçari po monitorohet edhe nga një klub amerikan si dhe një klub nga Arabia Saudite.

Go to TOP