Roma po pret ofertën e duhur për ta larguar Kumbullën
E ardhmja e Marash Kumbullës duket larg Romës duke parë hapësirat e pakta që kishte mbrojtësi shqiptar këtë edicion.
Trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk e ka në planet e tij mbrojtësi shqiptar dhe i ka bërë me diQendërmbrojtësi shqiptar nuk ka pasur hapësira shumë të vogla këtë edicion, ku ka luajtur vetëm 49 minuta në katër ndeshje, tre në Serie A dhe një tjetër në Ligën e Evropës.
Largimi i tij nga kryeqyteti italian duket e pashmangshëm dhe agjenti i lojtarit ka filluar tani të mendojë për opsionin më të mirë ku do ta dërgojë Kumbullën.
Interesimet nga skuadrat italiane dhe jo vetëm nuk mungojnë dhe Roma po pret ofertën e duhur.
Fiorentina, Torino dhe ish-skuadra e Kumbullës, Hellas Verona janë tre klubet që kanë shprehur interesim për transferimin e qendërmbrojtësit.
Ndërkohë për shqiptarin interesim ka shprehur edhe skuadra franceze Lille.
Roma kërkon rreth 13 milionë euro për shqiptarin, por është e gatshme ta lejoj largimin e tij edhe në formë huazimi në janar.je se mund të gjej një klub të ri ku ka hapësira më të mëdha.
