Rohde, Serbisë: Shtensionoje situatën, menjëherë!

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka kërkuar Serbisë shtensionim të menjëhershëm të situatës pas ndalesës së qytetarëve dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Rohde tha se ndalimi i zyrtarëve të zbatimit të ligjit të Kosovës, përfshirë ata nga nacionaliteti serb, nga autoritetet serbe i papranueshëm.

“Sigurisht jo ajo që mund të pritet nga një vend kandidat për BE. Kjo duhet të përfundojë menjëherë dhe presim që edhe politikanët serbë të Kosovës të reagojnë për bashkëqytetarët e tyre”, tha Rohde.

Go to TOP