Riten rastet e kancerit të organit gjenital te meshkujt, Brazili me 6500 amputime në një dekadë

Kanceri i penisit është i rrallë, por incidenca dhe vdekshmëria janë në rritje në mbarë botën.

Siç shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv, midis viteve 2012 dhe 2022, ka pasur 21,000 raste të raportuara në Brazil me këtë lloj të kancerit.

Kjo rezultoi në më shumë se 4,000 vdekje dhe, gjatë dekadës së fundit, ka pasur më shumë se 6,500 amputime – mesatarisht dy çdo ditë.

Por Brazili nuk është i vetmi vend ku kanceri i penisit është në rritje. Sipas hulumtimeve të fundit, numri i rasteve po rritet në mbarë botën.

Në vitin 2022, revista “JMIR Public Health and Surveillance” publikoi rezultatet e një analize në shkallë të gjerë që përfshin të dhënat më të fundit nga 43 vende.

Analiza tregoi se incidenca më e lartë e kancerit të penisit midis 2008 dhe 2012 ishte në Ugandë (2.2 për 100,000), e ndjekur nga Brazili (2,1 për 100,000) dhe Tajlanda (1,4 për 100,000). Më e ulëta ishte në Kuvajt (0.1 për 100,000).

Derisa, në Gjermani rastet u rritën me 50% nga 1.2 në 1.8 për 100,000 midis viteve 1961 dhe 2012.

Sipas faqes së internetit të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar (NHS) , pirja e duhanit mund të rrisë rrezikun e prekjes nga kanceri i penisit gjithashtu. Ai gjithashtu thotë se mund të keni më shumë gjasa të prekeni nga kanceri i penisit nëse “keni probleme me tërheqjen e lafshës (lëkurën që mbulon penisin tuaj).

Go to TOP