Riparim rrugësh dhe qetësi e çuditshme në Rusi pas rebelimit të Wagnerit

Fotografitë më të fundit nga Rusia shfaqin një nxitim për të shlyer të gjitha gjurmët e ngjarjeve të trazuara të 24 qershorit, dhe një kthim të shpejtë në atë që duket si normalitet. (Përgatiti: Trim Haliti)

Një polic duke patrulluar Sheshin e Kuq bosh, më 25 qershor. Qendra e Moskës mbetet e mbyllur, dy ditë pas një kryengritjeje të armatosur, gjatë së cilës trupat e rebeluara ndodheshin vetëm dy orë rrugë larg Moskës, më 24 qershor.

Punonjësit duke riparuar një rrugë në Rostov-on-Don, më 25 qershor. Rrugët në qytetin jugor rus janë dëmtuar nga tanket, pasi udhëheqësi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, udhëhoqi një rebelim të armatosur më 24 qershor, që mori në kontroll shtabin ushtarak në Rostov-on-Don.
Punonjësit duke riparuar një rrugë në Rostov-on-Don, më 25 qershor.

Rrugët në qytetin jugor rus janë dëmtuar nga tanket, pasi udhëheqësi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, udhëhoqi një rebelim të armatosur më 24 qershor, që mori në kontroll shtabin ushtarak në Rostov-on-Don.
Një burrë i veshur me një bluzë me emblemën e grupit rus, Wagner, duke ecur në Moskë, më 25 qershor. Pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, Prigozhini ndërpreu rebelimin e tij më 24 qershor, teksa një kolonë e gjatë e luftëtarëve dhe automjeteve ushtarake të Wagnerit po i afrohej Moskës.
Një burrë i veshur me një bluzë me emblemën e grupit rus, Wagner, duke ecur në Moskë, më 25 qershor.

Pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, Prigozhini ndërpreu rebelimin e tij më 24 qershor, teksa një kolonë e gjatë e luftëtarëve dhe automjeteve ushtarake të Wagnerit po i afrohej Moskës.
Shtabi i grupit Wagner, në Shën Petersburg, më 25 qershor. Ndërtesa raportohet të jetë e mbyllur dhe po patrullohet nga rojat e sigurisë, ndërsa policia është stacionuar aty pranë.
Shtabi i grupit Wagner, në Shën Petersburg, më 25 qershor. Ndërtesa raportohet të jetë e mbyllur dhe po patrullohet nga rojat e sigurisë, ndërsa policia është stacionuar aty pranë.
Njerëzit duke ecur nëpër qendrën e qytetit Rostov-on-Don më 25 qershor. Gjatë kapjes së qytetit nga Wagneri, atje kishte skena të tensionuara, teksa disa banorë argumentonin me luftëtarët, por grupi dhe Prigozhin personalisht, u përcollën me duartrokitje nga turmat e grumbulluara, teksa ata nisën të largoheshin në mbrëmjen e 24 qershorit.
Njerëzit duke ecur nëpër qendrën e qytetit Rostov-on-Don më 25 qershor.

Gjatë kapjes së qytetit nga Wagneri, atje kishte skena të tensionuara, teksa disa banorë argumentonin me luftëtarët, por grupi dhe Prigozhin personalisht, u përcollën me duartrokitje nga turmat e grumbulluara, teksa ata nisën të largoheshin në mbrëmjen e 24 qershorit.
Ushtarët rusë duke pastruar zonën përreth ndërtesës së shtabit ushtarak në qytetin Rostov-on-Don, më 25 qershor, një ditë pasi atë e morën në kontroll forcat e Wagnerit.
Ushtarët rusë duke pastruar zonën përreth ndërtesës së shtabit ushtarak në qytetin Rostov-on-Don, më 25 qershor, një ditë pasi atë e morën në kontroll forcat e Wagnerit.
Oficerët e sigurisë duke kontrolluar një veturë, e cila po i afrohej Kremlinit, më 25 qershor.
Oficerët e sigurisë duke kontrolluar një veturë, e cila po i afrohej Kremlinit, më 25 qershor.
Moskovitët duke shijuar motin veror, më 25 qershor.
Moskovitët duke shijuar motin veror, më 25 qershor.
Një burrë duke e larguar një pllakat për rekrutimin e burrave në grupin Wagner, më 24 qershor. Pllakati qëndronte pranë një autostrade në periferinë e Shën Petersburgut.
Një burrë duke e larguar një pllakat për rekrutimin e burrave në grupin Wagner, më 24 qershor. Pllakati qëndronte pranë një autostrade në periferinë e Shën Petersburgut.
Ushtarët rusë duke ecur më 25 qershor pranë një porte në Rostov-on-Don, ku një ditë më parë ishte i stacionuar një tank i Wagner-it.
Ushtarët rusë duke ecur më 25 qershor pranë një porte në Rostov-on-Don, ku një ditë më parë ishte i stacionuar një tank i Wagner-it.
Hyrja e bllokuar për në Sheshin e Kuq të Moskës, më 25 qershor.
Hyrja e bllokuar për në Sheshin e Kuq të Moskës, më 25 qershor.
Portat në pjesën verore të Sheshit të Kuq. Ato janë mbyllur më 24 qershor, ndërsa një ceremoni diplomimi, e planifikuar të mbahej në Kremlin atë ditë, është anuluar, sipas raportimeve nga Rusia.
Portat në pjesën verore të Sheshit të Kuq. Ato janë mbyllur më 24 qershor, ndërsa një ceremoni diplomimi, e planifikuar të mbahej në Kremlin atë ditë, është anuluar, sipas raportimeve nga Rusia.
Go to TOP