Rinovimi në dyshim, gjigantët e Premier League-s në sulm për Musialën

Emrat e mëdhenj të Premier Ligës angleze në sulm për Jamal Musialën.

Kështu shkruan “Daily Star”, sipas së cilës rinovimi i fantazistit të ri me Bayernin e Mynihut aktualisht nuk mund të konsiderohet si diçka e sigurtë.

Talenti i lindur në vitin 2003 ka refuzuar të gjitha propozimet e rinovimit që i kanë bërë ‘bavarezët’ dhe sipas ‘Daily Star’ ai po mendon të kalojë në elitën e futbollit anglez. Kontrata e tij me kampionët në fuqi të Gjermanisë skadon në vitin 2026.

Këtë sezon Musiala deri më tani ka bërë 28 paraqitje ku ka shënuar 9 gola, duke tërhequr interesin e Manchester City dhe Chelsea, që synojnë ta kenë në organikën e tyre sezonin e ardhshëm. 

Go to TOP