Rinor Murati, ndër të rinjtë më aktiv të qytetit të Lipjanit, i bashkohet LDK-së

Rinor Murati nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë publike përkrahjen për Imri Ahmeti, kandidat për kryetar të komunës së Lipjanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rinor Murati, 20 vjeçar, është absolvent në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe absolvent në Gjuhë Angleze në Kolegjin AAB.

Për një periudhë 5 vjeçare ka qenë i angazhuar në organizata të ndryshme joqeveritare në Lipjan. Ai ka zotëruar postin e kryetarit të Kuvendit të t ë Rinjve të Lipjanit dhe më pas ka formuar dhe udhëhequr për dy vite radhazi me organizatën “HopeLipjan”, ndër organizatat më aktive në qytetin e Lipjanit.

Krahas angazhimit në nivel lokal, ai ka zotëruar postin edhe të nënkryetarit të Unionit Studentor të Kolegjit AAB.

Është pjesëmarrës në shumë evenimente të ndryshme rinore, trajnime, konferenca, punëtori, seminare dhe evenimente të tjera brenda dhe jashtë vendit.

Rinori ka një përkrahje të gjerë në qytetin që vepron dhe nga postimi na lë të kuptojmë që ndoshta do jetë pjesë e listës garuese për asamblenë komunale të Lipjanit. /Kosova.info/

Go to TOP