Rindërtimi i Ukrainës nën tingujt e teknos

Në një fshat në Ukrainën veriore që u shkatërrua nga sulmet ruse dhe forcat pushtuese vetëm pak muaj më parë, një festë tekno në një ndërtesë të bombarduar mblodhi më shumë se 200 të rinj, të cilët kanë gjetur një mënyrë të re për të ndihmuar në rindërtimin e një komuniteti të shkatërruar.


Një DJ lëshon muzikë, derisa shumë vullnetarë nga iniciativa "Riparojmë së Bashku" rindërtojnë një qendër kulturore që u shkatërrua nga një sulm me raketa ruse në fshatin Yahidne.
1Një DJ lëshon muzikë, derisa shumë vullnetarë nga iniciativa “Riparojmë së Bashku” rindërtojnë një qendër kulturore që u shkatërrua nga një sulm me raketa ruse në fshatin Yahidne.
Qindra vullnetarë janë bashkuar për të pastruar dhe riparuar ndërtesat e dëmtuara.  
2Qindra vullnetarë janë bashkuar për të pastruar dhe riparuar ndërtesat e dëmtuara.
 
Kjo është iniciativa e tetë e ngjashme e këtij grupi vullnetarësh. 
3Kjo është iniciativa e tetë e ngjashme e këtij grupi vullnetarësh. 
"Vullnetarizmi është jeta ime tani", tha Tanya Buryanova, organizatore nga iniciativa "Riparojmë së Bashku". "Më pëlqen muzika elektronike dhe dikur shkoja në festa të tlla. Por, tani është koha e luftës dhe ne duam të ndihmojmë, dhe po e bëjmë kët me muzikë".  
4″Vullnetarizmi është jeta ime tani”, tha Tanya Buryanova, organizatore nga iniciativa “Riparojmë së Bashku”.
“Më pëlqen muzika elektronike dhe dikur shkoja në festa të tlla. Por, tani është koha e luftës dhe ne duam të ndihmojmë, dhe po e bëjmë kët me muzikë”.

 
Në mes të shtetrrethimit dhe sulmeve me raketa, të rinjtë e Ukrainës kanë gjetur mënyra të reja për të kombinuar lumturinë dhe lirinë e një festivali muzikor me ndihmën në rindërtimin e vendit.
5Në mes të shtetrrethimit dhe sulmeve me raketa, të rinjtë e Ukrainës kanë gjetur mënyra të reja për të kombinuar lumturinë dhe lirinë e një festivali muzikor me ndihmën në rindërtimin e vendit.
Shumica e vullnetarëve ishin në të 20-at dhe 30-at dhe vinin nga Kievi, i cili ishte afërsisht dy orë me makinë larg nga ky fshat. Disa nga vullnetarët erdhën nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Portugalia dhe vende të tjera.
6Shumica e vullnetarëve ishin në të 20-at dhe 30-at dhe vinin nga Kievi, i cili ishte afërsisht dy orë me makinë larg nga ky fshat. Disa nga vullnetarët erdhën nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Portugalia dhe vende të tjera.
Banorja e fshatit, Nina, 68-vjeçare, tha se kaloi javë të tëra duke jetuar në një bodrum para se trupat ruse të tërhiqeshin dhe se 11 njerëz vdiqën si pasojë e kushteve të këqija. Ajo tha se ishte mirënjohëse kur pa të rinjtë të mblidheshin për të ndihmuar fshatin të rimëkëmbej. "Ata tashmë kanë riparuar dritaret, dyert dhe hyrjet tona", tha Nina për vullnetarët. “Nuk mund ta bënim vetë me rrogat apo pensionet. U jam mirënjohëse që na ndihmuan”.  
7Banorja e fshatit, Nina, 68-vjeçare, tha se kaloi javë të tëra duke jetuar në një bodrum para se trupat ruse të tërhiqeshin dhe se 11 njerëz vdiqën si pasojë e kushteve të këqija. Ajo tha se ishte mirënjohëse kur pa të rinjtë të mblidheshin për të ndihmuar fshatin të rimëkëmbej.

“Ata tashmë kanë riparuar dritaret, dyert dhe hyrjet tona”, tha Nina për vullnetarët. “Nuk mund ta bënim vetë me rrogat apo pensionet. U jam mirënjohëse që na ndihmuan”.

 
Sipas Oleksandr Buchinskiy, DJ, vullnetarët ndajnë ndienjë përgjegjësie dhe optimizmi. "Këta janë të gjithë të rinj që kanë ende pasion për jetën, por ata ndiejnë dhimbje dhe janë shumë të trishtuar për shkak të luftës," tha Buchinskiy. "Por, ata ndiejnë nevojën për të marrë pjesë në këtë moment historik për të ndihmuar njerëzit dhe për ta bërë Ukrainën një vend më të mirë me një buzëqeshje në fytyrat e tyre".  
8Sipas Oleksandr Buchinskiy, DJ, vullnetarët ndajnë ndienjë përgjegjësie dhe optimizmi.

“Këta janë të gjithë të rinj që kanë ende pasion për jetën, por ata ndiejnë dhimbje dhe janë shumë të trishtuar për shkak të luftës,” tha Buchinskiy. “Por, ata ndiejnë nevojën për të marrë pjesë në këtë moment historik për të ndihmuar njerëzit dhe për ta bërë Ukrainën një vend më të mirë me një buzëqeshje në fytyrat e tyre”.
Go to TOP