Kosova

Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarës për vrasjen e motrës në Fushë Kosovë

Është rihapur shqyrtimi gjyqësor në rastin ku F.S akuzohet se derisa ishte në dhomën e fjetjes së tani të ndjerës T.S, në gjendje të përgjegjësisë esencialisht të zvogëluar, nga motive të panjohura e kishte privuar nga jeta motrën e saj T.S.

Një vendim i tillë u morë nga gjykatësi Kushtrim Shyti në seancën e së enjtes në të cilën pritej të bëhej shpallja e aktgjykimit.

Sipas gjykatësit Shyti, deri tek rihapja e shqyrtimit gjyqësorë ka ardhur pasi që trupi gjykues ka vlerësuar se duhet të administrohen provat, përkatësisht dokumentet mjekësore të paraqitura nga ana e mbrojtësit të të akuzuarës, avokat Halit Shaljani për shëndetin e të njëjtës.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 9 maj 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj F.S e cila akuzohet se deri sa ishte në dhomën e fjetjes së tani të ndjerës T.S që gjendet në Fushë Kosovë, në gjendje të përgjegjësisë esencialisht të zvogëluar, nga motive të panjohura e kishte privuar nga jeta motrën e saj T.S.

Sipas aktit akuzues, derisa tani e ndjera ishte e shtirë në krevatin e dhomës së saj e pandehura fillimisht e kishte shtrënguar në qafë dhe fyt e më pa e kishte lidhur edhe shaminë në fyt, me ç’rast nga ngufatja kishte ndërruar jetë, ndërsa e pandehura kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke kërcyer nga dritarja.

Lidhur me këtë, F.S po akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par 1, pika 1.3 të Kodit Penal.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort