Në ditën e parë të programit OriginAL, të rinjtë nga diaspora vizatojnë “lumin e jetës”

OriginAL është një program i ri i nisur nga GERMIN dhe Global Albanians Foundation. Ai synon të ofrojë një përvojë vullnetare, arsimore dhe kulturore falas për të rinjtë shqiptarë të diasporës (18-24 vjeç) në vendet e tyre të origjinës, pa pagesë.

Në ditën e parë të këtij programi, është mbajtur një punëtori ku të rinjtë kanë njohur njëri-tjetrin përmes lojërave kreative.

Punëtoria është mbajtur nga ndërmarrësi social, Mentor Dida.

Ai përpara pjesëmarrësve vizatoi ‘lumin e tij të jetës’ – duke treguar se sikur tek secili njeri, edhe lumi i tij i jetës nuk ishte gjithmonë i qetë.

Të njëjtën gjë janë e bënë pjesëmarrësit, të cilët duke ndarë gjëra nga jeta e tyre, po ndihen edhe më të afërt me njëri – tjetrin. 

Go to TOP