Rice pas kualifikimit: Do të vazhdojmë të ‘luftojmë’

Mesfushori anglez Declan Rice është një nga lojtarët kryesore tek ‘Tre Luanët’ në Evropiani ‘Gjermani 2024’.

Anglia mbrëmë mundi Sllovakinë (2-1), duke siguruar kualifikimin në çerekfinalet e këtij Evropiani që tashmë ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’.

Mesfushori i Arsenalit thotë se Anglia do të vazhdojë të ‘luftojë’ për t’i shkuar deri në fund garës më të madhe në futbollin evropian.

“Ne do të ecim përpara dhe do të vazhdojmë të luftojmë”, ka thënë Rice.

“Është nder të jemi pjesë e kësaj skuadre. Do të japim gjithçka në këtë garë”, ka pohuar ai.

Go to TOP