Rey Manaj flet për të ardhmen e tij
Ende është në dilemë e ardhmja e sulmuesit shqiptar Rey Manaj.
Reprezentuesi i Shqipërisë, është i lidhur me largimin nga klubi turk, Sivasspor.
Pas ndeshjes Sivaspor- Trabzonspor, Manaj ka thënë se nuk e di nëse do të qëndrojë në skuadrën aktuale turke apo do të transferohet në ndonjë klub tjetër.
“Kemi patur takime me klubin sa i takon situatës së transferimit. Mund të them se gjithçka është ende në zhvillim. Nuk e di nëse do të largohem apo do të vijoj të jem pjesë e Sivasspor”, ka thënë Manaj.
Ai nuk e përjashton mundësinë dhe dëshirën për të qëndruar tek Sivas edhe këtë sezon të garave.
“Unë e dua shumë Sivasin, jam trajtuar gjithmonë shumë mire këtu. Nëse do të jetë e mundur që të vazhdoj, sigurisht që do të qëndroj”, tha sulmuesi shqiptar.