Rexhepi: Pako e re prej 3 milionë për të mbështetur komunitetet joshumicë në punësim dhe biznese

Prishtinë, 20 prill 2023
Autori, përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

Kryeministri i Republikës Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Emillija Rexhepi, në përputhje me dikasterin, në një takim me Ministrin e Financave Hekuran Murati, Ministrin për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiqi, kanë mbajtur një takim pune mëngjesin e sotëm në të cilin është është siguruar pakoja e re e mbështetjes për komunitetet joshumicë në vendin tonë transmeton Kosova.info.

Foto: Qeveria e Republikës së Kosovës, Kabineti i Zëvendëskryeministres Emillija Rexhepi.

Kështu që ky takim rezultoi me arritjen e aprovimi i kërkesës cila është e mbështetur dhe këtij programi do të realizohët në marrëveshje me zëvendëskryeministrjen Rexhepi, përmes Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Kjo paketë, e cila fillimisht do të jetë 3 milionë euro, përmban masa mbështetëse për:

  • Punë të reja për punë ekzistuese dhe hapje të reja;
  • Zhvillimi ekonomik në zona rurale
  • Zhvillimi i bujqësisë dhe prodhuesve të vegjël në zonat rurale;
  • Shoqërisë civile që kontribuon në integrimin dhe afirmimin e komuniteteve joshumicë.
  • Mbështetje për mediat nga komuniteti jo-shumicë
Foto: Qeveria e Republikës së Kosovës, Kabineti i Zëvendëskryeministres Emillija Rexhepi.

Miratimi i programit pritet në seancën e ardhshme të Qeverisë. Pakoja synon të kontribuojë drejtpërdrejt në zhvillimin, mirëqenien dhe integrimin e komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës përmes punësimit dhe prodhimit.

Go to TOP