Rexha: Lumir Abdixhiku është praktikant i Albin Kurtit

Deputeti i VV-së, Arbër Rexha, ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është “praktikant” i Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës.

Rexha thotë se Abdixhiku po mundohet të imitojë Kurtin. Ai po komentonte një deklaratë të Abdixhikut i cili thoshte se VV po mundohet të gjejë një “armik të jashtëm” që të luftojë dhe nuk po merret me problemet e qytetarëve. Abdixhiku ishte duke folur për zgjedhjet lokale në Kosovë dhe humbjen e VV-së në ato zgjedhje.

“Nisim prej këtij praktikantit të Albin Kurtit së pari. Lumiri. Mendoj se është praktikant dhe imitues i zellshëm i Kurtit sidomos në diskurs. Lexojini letrat e tij.l ka filluar të bëhet si Kurtit por imitimet nuk fitojnë në popull. Tash ky fliste për disa inate të Kurtit, ku po mendohet të gjejë armikun e jashtëm. Ne nuk kemi armik të jashtëm. Ne kemi aleat qytetarin e Republikës dhe unë përmenda shumë vendime e në vendime kanë të drejtë të jenë të pakënaqur me neve. Tash zoti Abdixhiku po mundohet të paraqesë figurën e Kurtit sikur LDK-ja e Isa Mustafës. Atëherë i thonin se Kurtin po e mbërthen paranoja se nuk ka bisedë për shkëmbim territoresh e në anën tjetër Thaci dilte të fliste për shkëmbime tërë kohën. As unë si ndjekës i tij nuk jam imitues i verbër sa Abdixhiku i cili tërë kohën mundohet të imitojë Kurtin”, tha ai.

Go to TOP