Resuli: Ndryshimet ligjore rrezikojnë sigurinë ushqimore në Shqipëri
Urdhri i Mjekut Veterinar zhvilloi sot një dëgjesë publike me Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ku u diskutuan propozimet për ndryshimet në ligjin nr. 10465 për Shërbimin Veterinar në Shqipëri.
Presidenti i Urdhrit, Ervin Resuli, ngriti shqetësime lidhur me ndikimin e këtyre ndryshimeve në sigurinë ushqimore, duke theksuar se ligji i ri rrezikon të lërë të papunë 400 veterinerë dhe të lejojë importin e lëndëve të para të dyshimta për barnat veterinare.
Resuli kritikoi gjithashtu Ministrinë e Bujqësisë për mosmarrjen parasysh të plotë të propozimeve të tyre dhe për mungesën e farmakovigjilencës në vend, duke nënvizuar rrezikun e produkteve me cilësi të ulët që mund të përfundojnë në zinxhirin ushqimor të qytetarëve.
Në fund të dëgjesës, Resuli kërkoi mbështetje për veterinerët shtetërorë dhe rritjen e kapaciteteve profesionale për të garantuar standarde më të larta në mjekësinë veterinare dhe sigurinë publike. /Kosova.info/