Resuli: Gratë blegtore, forca e heshtur në sektorin agro-blegtorial

Në Ditën Botërore të Fotografisë, i pari i veterinerëve shqiptarë, Ervin Resuli, ka ndarë një mesazh të veçantë për të theksuar rolin e rëndësishëm të grave blegtore në sektorin agro-blegtorial.

Ai theksoi se gratë që punojnë në këtë fushë janë një motor i heshtur që kontribuon ndjeshëm në prodhimin e produkteve të përditshme që konsumojmë.

Resuli u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin fermat e vogla duke blerë produktet e tyre, duke ndihmuar kështu në mbështetjen e familjeve fermere dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë vendore. /Kosova.info/


Go to TOP