Resuli alarmon: Shqipëria po kthehet në një shoqëri vetëm konsumuese – zhduket prodhimi vendas me origjinë shtazore

Presidenti i Urdhrit Profesionist të Mjekut Veterinar Shqiptar, Ervin Resuli, ka ngritur alarmin për situatën alarmante në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë në Shqipëri. Sipas tij, vendi po shkon drejt një kolapsi të prodhimit vendas me origjinë shtazore, ndërsa raftet e supermarketeve po dominohen çdo ditë e më shumë nga produktet e importuara.

“Fermerët po falimentojnë, stallat po mbyllen, dhe përpunuesit vendas po detyrohen të mbijetojnë me lëndë të parë nga jashtë,” tha Resuli duke theksuar se mungesa e mbështetjes shtetërore po shkatërron zinxhirin prodhues shqiptar.

Ai paralajmëroi se nëse kjo prirje nuk ndalet, Shqipëria do të humbasë tërësisht aftësinë për të ushqyer veten dhe do të shndërrohet përfundimisht në një shoqëri që vetëm konsumon, pa prodhuar.

“Po zhduket produkti shqiptar pa zhurmë. Nuk po mbrojmë as fermerin, as përpunuesin. Kjo është rruga më e shpejtë drejt varësisë totale ushqimore,” përfundoi Resuli. /Kosova.info/


Go to TOP