Rëntgeni mobil në shërbim të qytetarëve të Podujevës – tani fotografimi mund të bëhet edhe në shtëpi

Komuna e Podujevës është pajisur me rëntgen mobil, e tanimë qytetarët fotografimin mund të bëjnë edhe në shtëpitë e tyre.

Kështu është bërë e ditur nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe mirëqenies Sociale në Podujevë, përmes një njoftimi për media.

“Derisa dikush humb kohë për të gjetur një pamje të keqe në ‘Univers’ ne merremi me shërbime për qytetarin. Para 3 viteve është dashur të pritet me javë për një fotografim në qendër, kurse tani ky realizohet kudo që ka nevojë. Pamje nga një fotografim në shtëpi me rëntgenin mobil që dikur ‘lironte’ rrezatim”.

“Vazhdojmë me punë të mira për të mirën e shëndetit të qytetarëve edhe në shtëpi”, thuhet në komunikatë.

Go to TOP