Regjistrimi i popullsisë, 180 mijë pjesëtarë të diasporës aplikuan deri tani

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, u prit sot nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, sa i përket ecurisë së procesit të regjistrimit të popullsisë.

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thuhet se për herë të parë është duke ndodhur regjistrimi online i mërgatës që është proces i integruar në platformën e-Diaspora.

Gashi bëri thirrje që të gjithë qytetarët dhe pjesëtarët e Diasporës sonë që të bëhen pjesë e këtij procesi dhe të adresojnë të gjitha paqartësitë që kanë në kuadër të kësaj platforme.

Gashi bëri të ditur se deri tani janë regjistruar 180 mijë pjesëtarë të diasporës, nga të cilët afër 50 mijë janë regjistruar në kuadër të platformës eDiaspora.

Go to TOP