Realizohet inspektim në 16 institucione parashkollore, qëllim ngritja e kujdesit dhe mirëqenies së fëmijëve

Është realizuar inspektim në 16 institucione parashkollore në Komunën e Prishtinës.

Me qëllim të ngritjes së cilësisë së punës, edukimit, kujdesit dhe mirëqenies së fëmijëve në fëmijërinë e hershme dhe duke parë nevojat për inspektime në institucionet parashkollore, Inspektorati i Arsimit, në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin e Sanitarisë kanë realizuar këtë inspektim.

Drejtoresha e Përgjithshme e Inspektoratit të Arsimit, Hidajete Vokshi tha se iniciativa e përbashkët e inspektimit synon ushtrimin e veprimtarisë sipas vendimit të licencës, kushtet higjienike dhe sigurinë në punë në institucionet parashkollore.

“Kjo iniciativë e përbashkët e inspektimit synon ushtrimin e veprimtarisë sipas vendimit të licencës, kushtet higjienike dhe sigurinë në punë në institucionet parashkollore”, tha Vokshi.

K aktivitet ka filluar në Komunën e Prishtinës, meqenëse numri i institucioneve parashkollore është në rritje dhe do të vazhdojë edhe me komuna të tjera në vazhdimësi.

Më tej, është bërë e ditur se, niveli i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të inspektorateve ishte në nivel të lartë dhe është mirëpritur nga divizionet të cilat ndërlidhen me edukimin në fëmijërinë e hershme dhe me procesin e licencimit të institucioneve edukativo-arsimore private parashkollore.

Go to TOP