Real Madridi humb në shtëpi ndaj Celta Vigos

Real Madridi pësoi një humbje surprizuese në shtëpi, duke u mundur 2-0 nga Celta Vigos në xhiron e 16-të të La Ligës spanjolle.

Ndeshja në “Santiago Bernabeu” u vendos në pjesën e dytë, ku Williot Zwedberg shënoi golin e parë në minutën e 53-të pas asistit të Bryan Zaragozas.

Goli i dytë erdhi në minutën e tretë të kohës shtesë, me Zwedberg që përfitoi nga asistimi i Iago Aspas për të mposhtur portierin Thibaut Courtois dhe për të vulosur fitoren e Celtas.

Ndeshja u komplikuar edhe më shumë për Realin, pasi skuadra përfundoi takimin me dy lojtarë më pak. Fillimisht, në minutën e 64-të, mbrojtësi Fran Garcia u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë brenda një minute. Pak më vonë, edhe Alvaro Carreras mori dy kartonë të verdhë në pak sekonda, duke marrë karton të kuq dhe duke u larguar nga fusha.

Me këtë fitore, Celta ngjitet në vendin e dhjetë në tabelën e La Ligës me 19 pikë, ndërsa Real Madridi mbetet i dyti me 36 pikë, katër më pak se lideri Barcelona.

Për Realin, kjo ishte humbja e dytë këtë sezon, pas 11 fitoreve dhe 3 barazimeve.


Go to TOP