Real Madrid klubi i radhës që interesohet për Vedat Muriqin

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër formë jetësore te Mallorca, gjë që ka ndikuar që shumë klube evropiane të vihen pas tij.

Klubi i fundit që është duke u interesuar për të është Real Madridi, që siç raporton Damiano er Faina, klubi madrilen ka kërkuar informacione për Muriqin.

Muriqi do të ishte një zëvendësues i Karim Benzemas, kur francezi nuk është i gatshëm për lojë.

Javët e fundit për kosovarin, është interesuar edhe Aston Villa. Mirëpo deri më tani s’ka pasë ndonjë ofertë zyrtare.

Muriqi këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar një tjetër.

Go to TOP