Real-Barça, publikohen formacionet zyrtare

Real Madrid dhe Barcelona do të përballen sot në ‘El Clasicon’ e parë të sezonit, një sfidë ku të dyja skuadrat synojnë fitoren për kreun e La Ligës.

Aktualisht, Reali kryeson tabelën me 24 pikë, dy më shumë se Barcelona që ndodhet në vendin e dytë.

Trajnerët Xabi Alonso dhe Hansi Flick kanë publikuar tashmë formacionet titullare për këtë përballje të madhe.

Xabi Alonso ka zgjedhur sulmin e tij të fuqishëm me Vini Jr dhe Kylian Mbappe, të mbështetur nga Guler dhe Jude Bellingham në mesfushë.

Formacionet titullare:

Real Madrid: Courtois; Valverde, Militao, Huijsen, Carrearas; Tchouameni, Camavinga, Bellingham, Guler; Mbappe, Vini Jr

Barcelona: Szczesny; Koune, Cubarsi, Eric Garcia, Balde; Pedri, De Jong, Fermin, Yamal; Rashford, Ferran

Ndeshja Real-Barça fillon në orën 16:15.


Go to TOP