Reagon zyrtari i NISMA-s, pas deklaratës së Surroit për rikonceptimin e shtetit me planin franko- gjerman

Zyrtari i NISMA-s, Bilall Sherifi ka reaguar ndaj një deklarate të publicistit Veton Surroi lidhur me “procesin e rikonceptimin e shtetit”.

Sherifi  ka thënë se bazuar në këtë deklaratë të Surroit, shihet që në proces të dialogut s’bëhet fjalë vetëm për zbatimin e Asociacionit por edhe për një “koncept të ri” të shtetit apo siç shkruan Sherifi “rikonceptim” të shtetit.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se një gjë e tillë do t’i hapte rrugë një “Republike të Tretë” të Albin Kurtit e që për pasojë do të kishte zhbërjen e Kosovës së 17 shkurtit.

“Zhbërja e “Republikës së 17 shkurtit 2008”, në mënyrë të pashmangshme krijon parakushtin serb për ndarjen e Kosovës. Për këtë arsye, të gjitha veprimet që shkojnë në këtë drejtim janë shumë të rrezikshme, me pasoja të paparashikueshme për të arrdhmen e vendit!”, ka shkruar Sherifi.

Go to TOP