Reagon kreu i Ferizajt Aliu: Lajm tronditës, lutemi për shërimin e të plagosurve, përgëzime Policisë për reagimin
Kreu i Komunës së Ferizajt Agim Aliu ka reaguar lidhur me rastin e një sulmi ku mbetën të plagosur nga mjeti i ftohtë katër qytetarë. Ai e cilësoi si tronditës për qytetin e tij ku ndodhi therja e 4 qytetarëve – kalimtarë rasti në Ferizaj, dy prej të lënduarve të moshës minore e dy të tjerë të moshës madhore.
“Kryesi i këtij akti kriminal, brenda pak minutave është vënë nën prangat e Policisë. Tani drejtësia do të thotë fjalën e saj. Lutemi për shërimin e shpejt të të lënduarve!
Përgëzime Policisë së Kosovës në Ferizaj për reagimin e shpejt e me profesionalizëm të lartë, duke shmangur zgjerimin e mëtejmë të këtij akti kriminal”, tha Aliu. /Kosova.info/