Reagon edhe FIFIA: Jemi tronditur, shpresojmë për paqe në Ukrainë

Situata vazhdon të jetë shumë e rëndë në Ukrainë, me Rusinë që vazhdon me sulme me synimin që ta pushtojë.

Kjo përpos aspektit politik, ka ndikuar edhe në sport, ku kampionati ukrainas është ndërprerë, derisa finalja e Ligës së Kampionëve që është paraparë të zhvillohet në “St.Petersburg” do ndryshojë destinacion.

Së fundmi, edhe presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino ka reaguar duke shpresuar që të ndërprehet sa më shpejtë kjo armiqësi.

“Si të gjithë, edhe këtë mëngjes u zgjuam dhe të tronditur nga ajo që pamë, shumë të shqetësuar për situatën. FIFA shpreh shpresën për një ndërprerje të shpejtë të armiqësive dhe për paqen në Ukrainë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, ende nuk ka paqe mes dy shteteve, derisa pushteti i Rusisë vazhdon.

Go to TOP