REAGIMI NDAJ INTERVISTËS SË GJENERALIT RAHIM ADEMI
Gjeneral Rahim Ademi ishte mysafir në ditët e fundit në një paraqitje në Radio Televizionin e Kosovës në të cilën ai bëri pretendime të rreme në lidhje me pjesëmarrjen e shqiptarëve në Luftën e Atdhetare në Kroaci dhe rreth punës së Shoqatës së Veteranëve Shqiptarë të Kroacisë në Luftën Atdhetare.
Në përpjekjet e tij për ta ngritur veten si një dhe i vetmi shqiptar meritor si pjesëmarrës në Luftën Atdhetare, ai fyen të gjitha arritjet e Veteranëve Shqiptarë të Kroacisë në Luftën Atdhetare, pjesëmarrjen e tyre dhe sakrificën që ata bënë gjatë Luftës Atdhetare.
Rekrutët Shqiptarë iu përgjigjën një thirrjeje nga qeveria e zgjedhur në mënyre demokratike në Republikën e Kroacisë për të liruar kazermat e ushtrisë pushtuese. Në 90 për qind të rasteve, ata u përgjigjën dhe u larguan nga kazermat. Atë kohë, komuniteti Shqiptarë në Kroaci dhe shoqatat Shqiptare si dhe individët të ndryshëm i ndihmuan ata të shkonin pas daljes së tyre dhe të ktheheshin në Kosovë shëndoshë e mirë apo të udhëtonin më tutje në një nga vendet evropiane.
Një pjesë e rekrutëve shqiptarë aplikuan dhe themeluan Brigadën e Parë Shqiptare të Vullnetarëve dhe pas pajisjes ata u dërguan në fushë betejën Lika, në Gospiç.
Individët dhe shoqatat shqiptare kanë filluar të mbledhin fonde me para dhe gjëra të tjera të nevojshme për të organizuar ushtrinë çlirimtare të Kosovës. Në kohë pasigurie kur për çdo Shqiptar në territorin e ish- Jugosllavisë dhe veçanërisht në territorin e Republikës aktuale të Kosovës, ekzistonte rreziku i arrestimit dhe persekutimit, kur dhe shqiptarët spiunoheshin dhe individët sakrifikuan sigurinë e tyre dhe familjes së tyre, lind pyetja: Ku ishte gjenerali Ademi atëherë, i cili e kishte gojën plot vetë-lëvdata?
Në librin e tij “Vetëm e vërteta”, kur ai përshkruan pritën e tij të atëhershme në fushë betejën në Lika, ai për fat të keq nuk përmend asnjë Shqiptarë që morri pjesë në luftimet në fushë betejën në Lika ose Gospić, kështu që doli se Shqiptarët nuk ishin atje përveç tij. Të vrarët dhe të plagosurit Shqiptarë dhe pjesëmarrësit në njësitë e Tigrave dhe Shqiptarë të tjerë që u bashkuan si vullnetarë nga Rijeka, Delnice, Istria dhe e gjithë Kroacia nuk janë në librin e tij apo në deklaratat e tij publike. Ata Shqiptarë që ishin me çizme gome dhe pushkë gjuetie në llogore të Likës, a nuk janë anëtarë të popullit Shqiptarë?
Të vdekurit dhe të plagosurit në përpjekjen për të çliruar magazinën pranë Likës Osik dhe në akcione të tjera rreth Gospićit u harruan nga gjenerali i ushtrisë kroate, Rahim Ademi, i cili nuk është munduar as të vijë në Gospić që nga përfundimi i luftës në Kroaci, të vërë një kurorë apo të ndezë një qiri për të vdekurit në Luftën e Atdhetare.
Shoqata jonë rregullisht e viziton monumentin qëndror ne Gospić për të bërë homazhe për të gjithë të vdekurit, dhe këtë vit Shoqata e Veteranëve Mbrojtës Shqiptarë të Kroacisë në Luftën Atdhetare do të organizojë për herë të parë një “Ditë Përkujtimore për të Rënët Shqiptarë në Gospić dhe Lika Osik” që ne shpresojmë se do të bëhet një traditë dhe një kujtim i qëndrueshëm i shokëve tanë.
Për më shumë se njëzet vjet, Shoqata e Veteranëve Shqiptarë të Kroacisë në Luftën e Atdhetare (UABHDR) organizon “Ditët e Përkujtimit për Shqiptarët e Rënë në Luftën Atdhetare” më 10 dhe 11 nëntor në Bogdanovci, dhe një tryezë të rrumbullakët me mysafirë shumë të shquar në Zagreb si vend qëndror i përkujtimit për të gjithë shqiptarët e rënë që morën pjesë në Luftën Atdhetare në Republikën e Kroacise. Këto ngjarje u njohën në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Kroacisë, si dhe te shqiptarët e diasporës, si ditë përkujtimi dhe nderimi të bashkatdhetarëve të rënë. Gjenerali i nderuar nuk ishte i pranishëm në këto ngjarje as për një vit të vetëm, ndonëse atij i dërgoheshin gjithmonë ftesa.
Programi i shoqatës “Bashkëpunimi Ndërkombëtar” në të cilin ne bashkëpunojmë me institucionet zyrtare dhe shoqatat te tjera civile dhe ushtarake njihet nga Prishtina deri në Bruxel si një program i shkëlqyer dhe financohet rregullisht nga qyteti i Zagrebit dhe Ministria e Veteranëve të Republikës së Kroacisë.
Falë këtij programi, ne jemi pothuajse në kontakt të përditshëm me familjet e shqiptarëve të humbur në Luftën Atdhetare.
Falë këtij programi, ne mundëm të gjenim, zhvarrosnim dhe varrosnim denjësisht shtatë shqiptarë, veteran kroatë. Sipas dëshirave të familjes, disa u varrosën me nderime ushtarake në Republiken e Kroacise dhe disa në Republiken e Kosovës. I nderuari gjeneral Ademi nuk ka vizituar asnjë nga këto varrezat të fundit të veteranëve të rënë.
Vitin e kaluar organizuam një memorial sportiv “Antun Zefi” për të përkujtuar të parin shqiptar të vrarë në Luftën e Atdheut, ku u mblodhën një numër i madh shqiptarësh.
Shoqata jonë merr telefonata dhe e-maila nga ish shokët e luftes çdo ditë. Ne po përpiqemi të zgjidhim të gjitha problemet me njohjen e statusit të pjesëmarrjes në luftën ë Kroacisë dhe kemi zgjidhur tashmë disa prej tyre. Gjithashtu çështja e marrjes së shtetësisë, pensioneve, statusit të HRVI, statusit të vullnetarit, zgjidhja e çështjeve të strehimit dhe probleme të tjera që anëtarët dhe familjet tona na drejtohen, po i trajtojmë, përpiqemi dhe po ia dalim ti zgjidhim.
E gjithë kjo nuk bëhet nga UABHDR për përfitime materiale, lavdi apo vetë-promovim, por në kujtim të mbi 3000 mbrojtësve shqiptarë pjesëmarrës në Luftën Atdhetare dhe 300 të plagosur, 87 të vrarë, dhe më shumë se treqind oficerë dhe nënoficerë.
Gjenerali i nderuar i ushtrisë kroate Rahim Ademi, në fjalimin e tij dhe librin që shkroi, e lavdëron vete vetën si i vetmi në lufte.
Sipas deklarimeve të tij, “vetëm një pilot dhe një ushtar i mirë” morën pjesë në Luftën Kombëtare në Kroaci.
“Djemtë e Gjerit”, 72 prej tyre, që vepronin në Zare dhe rrethinën e saj, nuk ekzistojnë për gjeneralin Rahim Ademi. Mbi të 3000 veteranë Shqiptarë pjesëmarrës në Luftën Atdhetare, 300 të plagosur, 87 të vrarë, për gjeneralin Rahim Ademi mungojnë.
Në intervistën e tij, ai denigron Brigadirin Agim Çekun, i cili mori pjesë në punën e UABHDR që nga fillimi dhe ndihmoi me autoritetin e tij si brigadir i ushtrisë kroate në nevojat e veteranëve shqiptarë. Si vullnetar u bashkua me Trupat e Gardës Kombëtare. Në fillim të viteve 1990 ai mori pjesë në mbrojtjen e Republikës së Kroacisë kundër agresionit serb, dhe në vitin 1993 ai u plagos në fushatën e çlirimit të Medački džep.
Ne kohen e shpërthimit të konflikteve të armatosura në Kosovë, ai largohet nga Kroacia dhe bashkohet me rradhët e UÇK-së. Gjatë vitit 1999 në Kosovë, ushtria serbe, Shakali, kreu një masakër në fshatin e tij, duke vrarë 44 persona, duke përfshirë babanë e tij, Hasan Çeku, dhe disa anëtarë të tjerë të familjes së tij. Pas luftes se Kosovës ai u arrestua dy here – hera e parë në Lljubljanë, herën e dytë në Budapest. Më 1 mars 2006, ai u emërua Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Në intervistën e tij, ai e denigron Bekim Berishën, i cili erdhi nga Holanda si vullnetar dhe u bashkua në mbrojtjen e Kroacisë. Ai mori pjesë në akcionet ushtarake në mbrojtjen e Sisakut dhe Vukovarit.
Bekim Berisha kaloi 539 ditë duke luftuar me uniformën e ushtrisë kroate dhe u plagos rëndë si mbrojtës kroat në ditëlindjen e tij në vitin 1992.
Ai mori pjesë gjithashtu në luftën në Bosnje dhe Herzegovinë dhe gjatë luftës së vitit 1992 në Kotorsko u plagos me 6 plumba.
Kur filloi lufta në Kosovë, Bekim Berisha u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai hyri ilegalisht në Kosovë përmes Shqipërisë dhe u bë një nga organizatorët kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK. Së bashku me disa ushtarë të tij dhe shokun me të mirë Bedri Shala, Bekimi ngriti kampin në Arcane, dhe filloi të organizojë mbrojtjen e zonës. Pas kësaj, ai u drejtua për në fshatin Gllogjan. Gjatë Betejës së Gllogjanit, Bekim Berisha u tregua një nga luftëtarët kryesorë dhe komandantët në radhët e UÇK-së dhe ishte përgjegjës për logjistikën, komunikimin dhe vendosjen e forcave.
Gjatë luftës së rëndë dhe të përgjakshme afër Junikut, Bekimi u vendos në një shtëpi afër tankeve, dhe vazhdimisht i sulmoi Serbet me RPG-në e tij dhe me snajper. Pas disa orë luftimesh të ashpra, tanket serbe shkatërruan shtëpinë. Në ato sulme, Bekimi humbi krahun e djathtë dhe u plagos në disa vende. Të mbijetuarit e dërguan Bekimin në kamp ku vdiq nga plagët të rënda. Bekim Berisha është varrosur në Grabovc. Në Kosovë, Bekim Berishës iu ngrit monument si një shembull i veçantë i heroizmit në mbrojtjen e popullit. Në vitin 2010, ai u shpall hero i Kosovës nga presidenti i Republikes se Kosovës.
Agim Çeku, Bekim Berisha, Kadri Kastrati, Mark Shala, Esad Çollaku, Milaim Šukaj- pilot HRZ-a, Xheva Lladrovci, Fehmi Lladrovci, Gjelal Hajda – Toni, Gzim Hamza – Piktori, Binak Gashi, Arif Krasniqi, Rashit Mustafa – Karadaku, Mensur Kasumi, Afrim Basha, Gjer Kolgjeraj, Petrit Kabashi, Shemsudin Morina, Luz Kuzhnini, Idriz Balaj, Lulzim Morina – Luli, Muamer Svirca dhe shumë oficerë të tjerë, nënoficer dhe ushtarë janë veteranë të Luftës së Pavarësisë së Kosovës.
Do të ishte e vështirë të numëroheshin rreth 3000 pjesëmarrës në luftën atdhetare. Rreth 500 mbrojtës vullnetarë shqiptarë morën pjesë vetëm në fushëbetejën në Gospiç.
Do të ishte e vështirë të numëroheshin të gjithë të plagosurit. Do të ishte e vështirë të numëroheshin të gjithë të vdekurit. Kujtimin për ta, Shoqata jonë vitë për viti e shënon dhe rikujton, kërkon të drejta për të gjithë pjesëmarrësit shqiptarë në Luftën Atdhetare, vizitojmë vendet ku vdiqën dhe varrezat në Kroaci dhe Kosovë. Ne nuk do të ndalemi derisa ata nga ne që mbeten pas të vdekurve të gjejnë trupin e fundit të humbur dhe të japin një varrim të denjë me nderime ushtarake siç e meritojnë.
Të dashur gjeneralë të ushtrisë kroate Rahim Ademi, dhe ju u ftuat për të marrë pjesë në momentin historik të krijimit të Republikes se Kosoves, dhe ju nuk u përgjigjët vetëm për arsye të njohura per ju dhe kështu e humbët mundësinë historike që emri juaj të shkruhet në kujtesën e përjetshme të popullit Shqiptare. Për nderë të intolerancës personale apo për ndonjë arsye tjetër të njohur vetëm për ju, sipas atyre që u bashkuan në atë kohë historike, ju përmendni në një mënyrë të shëmtuar njerëzit që qëndruan me nder dhe ndershmëri në vijat e para për të mbrojtur vendin, familjet dhe popullin e tyre.
Në mënyrë të shëmtuar ju denigroni Shoqatën dhe të gjithë anëtarët e saj, e cila kujdeset për statusin dhe të drejtat e tjera të veteranëve shqiptarë në Republikën e Kroacisë dhe të gjithë njerëzve që marrin pjesë në punën e saj. Me sa dimë ne, ju personalisht nuk keni ndihmuar në asnjë mënyrë në zgjidhjen e problemit të ndonjë veterani të luftës.
Në vend që të mbroni dhe ti ndihmoni vullnetarët dhe veteranët Shqiptarë në Kroaci, ju nuk e keni bërë këtë me një fjalë apo vepër të vetme.
Gjithmonë ka pasur dhe do të ketë njerëz që do të marrin të gjitha meritat për të ngritur veten. Askush tjetër nuk shihet pas syzeve të tilla, asnjë varr i veteranit të rënë, kështu që nuk mund të gjendet vend për një qiri, kurorë apo përkujtimore.
